1.
Arrestohet një person në Suharekë pasi pengoi policët në kryerjen e detyrës
07.08.2026
Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Suharekë, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 gusht 2026, rreth orës 23:30, ndërsa i dyshuari është mashkull kosovar.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Rasti është cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar/Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës” dhe mbetet nën hetime.
