Aksion kundër krimit të organizuar në Kosovë, arrestohen 9 persona dhe sekuestrohen para, armë e autobote me derivate
Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër krimit të organizuar, ku janë arrestuar nëntë persona të dyshuar për disa vepra penale.
Operacioni është realizuar më 1 korrik 2026, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës. Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kontrolluar 21 lokacione të ndryshme.
Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 15 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, pesë autobote për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera materiale.
Po ashtu, janë gjetur edhe 301 euro në monedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.Të arrestuarit me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q. dyshohen për veprat penale të shpëlarjes së parave, kontrabandimit të mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, dokumenteve të rreme tatimore dhe shmangies nga tatimi.
Sipas autoriteteve, hetimet kanë ngritur dyshimin se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke përdorur dokumente të rreme tatimore dhe duke realizuar shitje e transaksione fiktive me derivate të naftës.
Operacioni është zhvilluar si pjesë e veprimeve hetimore për grumbullimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rastit.
