Aksident në fshatin Dobërdelan, vetura godet të miturin

09.06.2024

Në aksident është përfshirë një veturë dhe një fëmijë.

Aksident në fshatin Dobërdelan, vetura godet të miturin Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në një fshat të Suharekës, ku sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se ka ndodhur në fshatin Dobërdelan.

Sipas burimeve një veturë ka goditur një të mitur i cili ishte me biçikletë dhe nga lëndimet e marrura i njëjti është shtruar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:25 dhe se 14 vjeçari ka marr lëndime të rënda trupore.

Tutje Gashi ka thënë se njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë duke u marr me rastin.