AGK: Redaksia e medias online ‘Sbunker’ kërcënohet me vrasje 

26.07.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pasi stafi i medias online “Sbunker”, është kërcënuar me vrasje.

AGK: Redaksia e medias online ‘Sbunker’ kërcënohet me vrasje  Foto: Ilustrim

AGK thotë se kjo ka ardhur pas publikimit të një shkrimi autorial rreth hapjes së pritshme të urës së Ibrit. 

 “Një llogari, e identifikuar si @AvniR55219 në platformën X, ka lënë këtë mesazh “Gjynah osht mos me ju v*a komplet stafin”, njofton AGK . 

 Thirrjet për vrasjen e gazetarëve janë alarmuese dhe AGK-ja, thotë se e dënon në termat më të fortë këtë fushatë kundër kësaj medie.

 AGK-ja e fton Policinë e Kosovës që të hetojë të gjitha kërcënimet ndaj jetës së gazetarëve, me seriozitetin e plotë dhe urgjencën më të madhe.