1.
Afati i dytë i regjistrimit në klasën e dhjetë nis nesër në Gjimnazin “Jeta e Re”
16.08.2026
Nga nesër fillon afati i dytë i regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë.
Nxënësit që ende nuk janë regjistruar në arsimin e mesëm të lartë ftohen të shfrytëzojnë këtë afat për të përfunduar procesin e regjistrimit.
Nga Gjimnazi “Jeta e Re” kanë uruar nxënësit për fillimin e një kapitulli të ri në rrugëtimin e tyre arsimor, duke u dëshiruar suksese gjatë viteve të shkollimit.
Regjistrimi zhvillohet në kuadër të afatit të dytë të përcaktuar për pranimin e nxënësve në klasën e dhjetë.
