Moti sot më i freskët, me diell e vranësira

03.07.2021

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë këtij vikendi. Në fundjavë pritet të ketë mot me vraënsira e diell, derisa të hënën e të martën ka mundësi për shi. Por, nga e mërkura do të jetë sërish nxehtë e me diell. Në ditët e para të javës së parë […]

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë këtij vikendi.

Në fundjavë pritet të ketë mot me vraënsira e diell, derisa të hënën e të martën ka mundësi për shi. Por, nga e mërkura do të jetë sërish nxehtë e me diell.

Në ditët e para të javës së parë të korrikut priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima, e sipas parashikimeve të fundit, nga dita e mërkurë një i nxehtë nga Afrika veriore sërish sjell rritje të temperaturave edhe mbi 30C, e ku pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Në ditët e fundjavës cilësia e ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Ndërsa indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, prandaj në këto kushte përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet të kufizojmë qëndrimet më të gjata në rreze të diellit.

3.07 – Më freskët, me diell e gjatë ditës edhe vranësira.  Në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e maksimalet mbesin në 25C ditën e shtunë, e nga dita e diel luhaten nga 27C deri 29, e nga e mërkura rriten edhe deri në 32C.

Era do të fryjë mesatare kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 4-12m/s.

Shtypja atmosferike ditën e nesërme në rritje, e më pas me tendencë të rënies deri ditën e hënë.