Euro 2020, Belgjikë – Itali, formacionet e mundshme
Pas disa dite pushim sot rikthehet Kampionati Evropian “Euro 2020” me dy ndeshje tejet interesante. Sonte edhe zyrtarisht do të nisë faza çerekfinale e “Euro 2020”, na presin sfida interesante. Me fillim prej orës 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Belgjikës dhe asaj të Italisë në stadiumin “Allianz Arena” në Munih. Në të […]
Pas disa dite pushim sot rikthehet Kampionati Evropian “Euro 2020” me dy ndeshje tejet interesante.
Sonte edhe zyrtarisht do të nisë faza çerekfinale e “Euro 2020”, na presin sfida interesante.
Me fillim prej orës 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Belgjikës dhe asaj të Italisë në stadiumin “Allianz Arena” në Munih.
Në të tetën e finales, belgët e eliminuan Portugalinë, kurse italianët ishin më të mirë se Austria.
Belgjika në këtë ndeshje do të jetë e hendikepuar pa dy yje, Kevin de Bruyne dhe Eden Hazard. Sidoqoftë, Romelu Lukaku me shokë do ta kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale.
Formacionet e mundshme të ndeshjes Belgjikë – Itali:
Belgjikë (3-4-2-1): Courtois; Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Meunier, Tielemans, Witsel, Hazard; Mertens, Carrasco; Lukaku
Trajner: Roberto Martinez
Itali (4-3-3): Donnarumma; Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Verratti, Jorginho, Barella; Chiesa, Immobile, Isigne
Trajner: Roberto Mancini