Mungesë e insulinave në QKMF-të e vendit, Vitia thotë se do të mbërrijnë së shpejti

26.06.2021

Ka rreth tre muaj që në institucionet publike shëndetësore mungon insulina. Personat të cilët janë të sëmurë nga diabeti janë të detyruar të trajtohen me insulinë e cila sigurohet nga shteti. Qytetarët në tërë Kosovën janë ankuar se insulina është mungesë dhe si pasoj e kësaj ata janë të detyruar ta blejnë vetë. Kjo për […]

Ka rreth tre muaj që në institucionet publike shëndetësore mungon insulina. Personat të cilët janë të sëmurë nga diabeti janë të detyruar të trajtohen me insulinë e cila sigurohet nga shteti.

Qytetarët në tërë Kosovën janë ankuar se insulina është mungesë dhe si pasoj e kësaj ata janë të detyruar ta blejnë vetë. Kjo për shkak se disa QKMF të vendit kanë mungesë të furnizimit me disa lloje të insulinave nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt dhe se qytetarët do të kenë mundësi t’i marrin insulinat nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

“Për shkak të ankesave në OSHP, Ministria e Shëndetësisë deri në mesin e majit e ka pasur ligjërisht të pamundur dhe nuk ka pasur asnjë mundësi të iniciohet asnjë procedurë tjetër për insulina derisa të përfundojë kjo çështje.

Në momentin e parë, kur lënda është kthyer në rivlerësim, i gjithë kabineti dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke u marrë vazhdimisht që në mënyrë aktive të sigurohen sa më shpejt insulinat.

Jemi në fazat e fundit të kontakteve të përfundimit të një marrëveshjeje me Bankën Botërore dhe UNOPS-in dhe jam shumë i sigurt që qytetarët shumë shpejt do t’i kenë insulinat nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare”, tha ministri Vitia për KosovaPress.