Qendra e Suharekës tash e një kohë me pamje të re në sistemin e energjisë

23.06.2021

KEDS përmes një postimi në Facebook ka theksuar se qendra e Suharekës tash e një kohë ka pamje krejt tjetër. Shtyllat e drurit dhe kabllot elektrike nuk janë më atje, kështu duke e futur të gjithë rrjetin nën tokë. “Shtyllat e drurit dhe kabllot elektrike nuk janë më atje. Krejt kjo, fal bashkë-investimit në mes […]

KEDS përmes një postimi në Facebook ka theksuar se qendra e Suharekës tash e një kohë ka pamje krejt tjetër.

Shtyllat e drurit dhe kabllot elektrike nuk janë më atje, kështu duke e futur të gjithë rrjetin nën tokë.

“Shtyllat e drurit dhe kabllot elektrike nuk janë më atje. Krejt kjo, fal bashkë-investimit në mes KEDS dhe Komunës së Suharekës”, ka shkruar KEDS.

Në sheshin e kësaj komune, janë larguar njëherë e përgjithmonë kabllot ajrore që qëndronin varur mbi njëri tjetrin, për t’i kthyer pamjen e merituar kësaj zone.