22 vjetori i çlirimit, Konjufca: Ndërhyrja e NATO-s tregon se kauza jonë ishte e drejtë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në përkujtimin e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 22-vjetorit të Ditës së Paqes, tha se ndërhyrja e ndërkombëtarëve tregon se kauza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, “Siç dihet liria jonë ka ardhur si kontribut i ushtarëve të UÇK-së, por po ashtu edhe prej bashkimit dhe kontributit […]
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në përkujtimin e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 22-vjetorit të Ditës së Paqes, tha se ndërhyrja e ndërkombëtarëve tregon se kauza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë,
“Siç dihet liria jonë ka ardhur si kontribut i ushtarëve të UÇK-së, por po ashtu edhe prej bashkimit dhe kontributit tonë me faktorët ndërkombëtar dhe si rezultat i kësaj ne u çliruam nga okupimi i Serbisë.
Për faktin se NATO ka ndërhyrë flet se kauza jonë ishte shumë e drejtë”.
Përvec, Konjufcës edhe presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, kanë vendosur kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s./SuharekaOnline/