Dy të shëruar në Suharekë nga COVID-19, 109 në tërë Kosovën
Ministria e Shëndetësisë (MSh) së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 11 raste pozitive me COVID-19. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Gllogocit. Gjithashtu, […]
Ministria e Shëndetësisë (MSh) së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 11 raste pozitive me COVID-19.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Gllogocit.
Gjithashtu, në Kosovë janë shëruar edhe 109 pacientë me COVID-19, ku dy prej të shëruarve janë nga Komuna e Suharekës.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (25), Vushtrri (19), Gjilan (12), Lipjan (8), Gjakovë (5), Viti (5), Mitrovicë (4), Ferizaj (4), Klinë (3), Gllogoc (3), Malishevë (3), Shtërpcë (3), Pejë (2), Istog (2), Suharekë (2), Prizren (2), Podujevë (2), Obiliq (1), Kamenicë (1), Shtime (1), Dragash (1) dhe Graçanicë (1).
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104.563.
Ndërsa rastet pozitive janë nga komunat: Prizren (3), Lipjan (2), Prizren (2), Gllogoc (2), Gjilan (1), Mitrovicë (1).