Tenton të vetvritet një person në Suharekë

08.06.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast vetvrasje në tentativë. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline një person i gjinisë mashkullore ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij mbrëmë rreth orës 20:40, në Suharekë. Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për […]

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast vetvrasje në tentativë.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline një person i gjinisë mashkullore ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij mbrëmë rreth orës 20:40, në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Policia ka pranuar një informacion nga QKMF në Suharekë se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ka përdorur medikamentin e quajtur “Alkool etilik i çnatyruar”.

Pas tretmanit fillestar në Suharekë i njëjti është dërguar në Prizren për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Sipas mjekësve është jashtë rrezikut për jetë dhe se i njëjti po trajtohet në Prizren. Rasti është nën hetime.