Thyhen dhjetë xhama të shkollës në fshatin Dobërdelan
22.05.2021
Në Stacionin Policor në Suharekë një person ka raportuar për një rast asgjësimi apo dëmtim i pasurisë. Sipas burimeve të SuharekaOnline, ankuesi ka raportuar se në fshatin Dobërdelan persona të panjohur i kanë dëmtuar dhjetë (10) xhama të objektit të shkollës e cila nuk është në funksion. Po ashtu SuharekaOnline mëson se vlera e dëmit të […]
Në Stacionin Policor në Suharekë një person ka raportuar për një rast asgjësimi apo dëmtim i pasurisë.
Sipas burimeve të SuharekaOnline, ankuesi ka raportuar se në fshatin Dobërdelan persona të panjohur i kanë dëmtuar dhjetë (10) xhama të objektit të shkollës e cila nuk është në funksion.
Po ashtu SuharekaOnline mëson se vlera e dëmit të shkaktuar ende nuk është përcaktuar.
Ndërsa njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se rasti vazhdon të hetohet.