Të mërkurën në Kosovë pritet të arrijnë mbi 62 mijë vaksina anti-COVID të llojit ‘AstraZeneca’

10.05.2021

Të mërkurën pritet të vijë kontingjenti i radhës me vaksina kundër COVID-19 në Kosovë. Kësaj here do të ketë më shumë doza se në kontingjentin e parë dhe të dytë. 62 mijë e 400 doza të vaksinave anti-Covid 19, të llojit AstraZeneca, do të vijnë në Kosovë. Ky kontingjent me doza të vaksinës anti-COVID do […]

Të mërkurën pritet të vijë kontingjenti i radhës me vaksina kundër COVID-19 në Kosovë.

Kësaj here do të ketë më shumë doza se në kontingjentin e parë dhe të dytë.

62 mijë e 400 doza të vaksinave anti-Covid 19, të llojit AstraZeneca, do të vijnë në Kosovë.

Ky kontingjent me doza të vaksinës anti-COVID do të vijë falas nga “Gavi Covaxi”, kjo aleancë globale e cila ka për qëllim zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur në një deklaratë për Front Online zyrtarja për informim e “GAVI COVAX”.

“62,400 doza janë gati për t’u transportuar”, tha shkurt ajo.

UNICEF-i, që merret me transportimin e tyre, ka planfikuar t`i sjell në Kosovë të mërkurën me 12 maj këto doza.

Ndryshe në vendin tonë është duke u shënuar rënie të rasteve pozitive me COVID-19.

Gjatë ditës së dielë në Kosovë u konfirmuar 97 raste pozitive me COVID-19 dhe 5 raste të vdekjes.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë nga komunat: Prishtinë 30 raste, Ferizaj 9 raste, Podujevë 9 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Gjakovë 6 raste, Istog 6 raste, Drenas 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Prizren 3 raste, Lipjan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kamenicë, Rahovec dhe Viti.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç).