Kosova shënon Ditën Botërore të Fëmijëve me një sërë aktivitetesh
Sot, në të gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë e dedikuar për të ngritur ndërgjegjësimin rreth të drejtave të fëmijëve dhe për të promovuar mirëqenien e tyre.
Në Kosovë, kjo ditë po shënohet me një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucionet, organizatat joqeveritare dhe komuniteti në përgjithësi.
Që nga viti 1954, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka rekomanduar që të gjitha shtetet të kenë një ditë të dedikuar për fëmijët. Data 20 nëntor është zgjedhur për të përshtatur me miratimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1989, një dokument historik që përcakton të drejtat themelore të çdo fëmije në botë.
Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme, Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve do të mbajë një takim ku do të diskutohen çështje të ndryshme që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vend.
UNICEF në Kosovë, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, ka organizuar një sërë aktivitetesh për të festuar këtë ditë të rëndësishme.
Gjithashtu, shoqata “Yjet që nuk vdesin”, në bashkëpunim me “NOA Dance – Theatre Company”, do të mbajë një konferencë për medie për të prezantuar shfaqjen e tyre të re me titull “Pas luftës, kush jemi ne?”.
Gjersa edhe organizata “Islamic Relief Kosova” organizon aktivitete argëtuese e rekreative dhe shpërndan dhurata për rreth 150 fëmijë jetimë për këtë ditë.