Për tri ditë kundër COVID-19 u vaksinuan 1 mijë e 900 punonjës shëndetësor

07.05.2021

Para disa ditësh shteti i Kosovës ka pranuar rreth 4,680 doza të vaksinës anti-COVID, Pfizer, me të cilat po vaksinohet një pjesë e personelit shëndetësorë. Niman Bardhi, koordinator i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë në një konferencë për media ka treguar se brenda tri dite në këtë qendër janë vaksinuar 1,900 punonjës shëndetësor. Po ashtu Bardhi […]

Para disa ditësh shteti i Kosovës ka pranuar rreth 4,680 doza të vaksinës anti-COVID, Pfizer, me të cilat po vaksinohet një pjesë e personelit shëndetësorë.

Niman Bardhi, koordinator i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë në një konferencë për media ka treguar se brenda tri dite në këtë qendër janë vaksinuar 1,900 punonjës shëndetësor.

Po ashtu Bardhi në konferencë për media ka thënë se në ditën e tretë të fazës së dytë të vaksinimit, janë vaksinuar 300 persona.

Ai bëri të ditur se vetëm dje nga ora 8 e mëngjesit kur ka filluar vaksinimi e deri në orët e pasdites janë vaksinuar 940 profesionistë shëndetësor.

Bardhi tutje theksoi se ka radhë të gjata që po presin të marrin vaksinën Pfizer, meqë aktualisht është vetëm një pikë e vaksinimit.

Rikujtojmë se në fillim të muajit prill procesi i vaksinimit kishte filluar edhe në Komunën e Suhrekës, ku janë vaksinuar rreth 580 persona.