Suharekë, sulmon fizikisht me mjet të mprehtë një person, arrestohet i dyshuari
07.05.2021
Gjatë ditës së enjte një person në Suharekë është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një person tjetër. Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se deri te sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje ku viktima është sulmuar fizikisht duke u goditur me mjet të mprehtë. SuharekaOnline ka mësuar se incidenti ka ndodhur […]
Gjatë ditës së enjte një person në Suharekë është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një person tjetër.
Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se deri te sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje ku viktima është sulmuar fizikisht duke u goditur me mjet të mprehtë.
SuharekaOnline ka mësuar se incidenti ka ndodhur në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë rreth orës 10:04.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.