6 mijë e 426 gjoba për shtatë ditë për mosrespektim të masave ndaj COVID-19
Sipas raporteve ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur se ka rënie të rasteve të infektimeve me virusin COVID-19. Por pavarësisht kësaj, numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID ka shënuar rritje. Kështu po bëhet e ditur nga raportet e fundit të Policisë së Kosovës të cilët kanë […]
Sipas raporteve ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur se ka rënie të rasteve të infektimeve me virusin COVID-19.
Por pavarësisht kësaj, numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID ka shënuar rritje.
Kështu po bëhet e ditur nga raportet e fundit të Policisë së Kosovës të cilët kanë njoftuar se gjatë ditës së hënë në tërë vendin kanë dënuar 816 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.
Që nga muaji gusht i vitit të kaluar Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës nga ky virus.
Sipas statistikave del që brenda shtatë dite në bazë të këtij ligji, Policia e Kosovës ka shqiptuar 6426 gjoba.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 101 raste me COVID-19, prej tyre 2 në Suharekë.
| Data | Gjoba |
| 28 Prill | 926 |
| 29 Prill | 912 |
| 30 Prill | 1013 |
| 1 Maj | 883 |
| 2 Maj | 924 |
| 3 Maj | 952 |
| 4 Maj | 816 |