LDK me vendim për krijimin e ekipeve për vlerësimin e gjendjes aktuale nëpër Degë
Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga kjo parti përmes një komunikate treguan vendimet që u morën aty. Në këtë mbledhje ndër tjerash është marrur vendim për krijimin e ekipeve të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së. Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të […]
Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga kjo parti përmes një komunikate treguan vendimet që u morën aty.
Në këtë mbledhje ndër tjerash është marrur vendim për krijimin e ekipeve të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së. Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të Degëve.
Komunikata e plotë:
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me shumicë votash u morën disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm si në vijim:
1. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së. Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të Degëve.
Procesi i reformimit synon të riorgnizojë Degët dhe t’i hapë ato ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Po ashtu, ekipet e Kryesisë do të ndihmojnë Degët në përgatitjet për zgjedhjet lokale.
2. U aprovua propozimi i kryetarit për strukturën e re organizative:
-Riorganizohet Zyra për medie dhe Qendra për Informim e Kosovës – QIK;
-Në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themelohet Shkolla Politike;
3. Kryesia e Lidhjes Demokratike, aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve si në vijim:
1. Departamenti i Politikës së Jashtme,
2. Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë,
3. Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit,
4. Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit,
5. Departamenti i Shëndetësisë,
6. Departamenti i Rinisë,
7. Departamenti i Avancimit Shoqëror.
Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit.