UEFA reagon ndaj zhvillimeve Spanjë – Kosovë
Federata e Futbollit të Kosovës ka kërcënuar Spanjën që nuk do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese për botërorin ‘Katari 2022’ me kushtet e propozuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës. Këta të fundit i kanë dërguar një protokoll të veçantë Federatës së Spanjës rreth organizimit të takimit me Kosovën. Pikat kryesore të këtij protokolli […]
Federata e Futbollit të Kosovës ka kërcënuar Spanjën që nuk do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese për botërorin ‘Katari 2022’ me kushtet e propozuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës.
Këta të fundit i kanë dërguar një protokoll të veçantë Federatës së Spanjës rreth organizimit të takimit me Kosovën.
Pikat kryesore të këtij protokolli janë këto:
- Kosova të mos cilësohet si vend sovran.
- Himni i Kosovës të konsiderohet si muzikë.
- Flamujt e dy shteteve të mos vendosen afër njëri tjetrit.
Federata e Futbollit të Kosovës ka paralajmëruar që këtë çështje do ta parashtrojë në UEFA.
“Kosova nuk do të bëjë asnjë lëshim – ne do të luajmë vetëm sipas kritereve dhe rregullave strikte të UEFA-s, me himn dhe flamur shtetëror, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet”
Indeksonline ka kontaktuar UEFA-në, duke parashtruar pyetjen nëse mund të zhvillohet ndeshja sipas kushteve të Federatës së Spanjës. Shtëpia evropiane e futbollit, ka bërë të ditur që kompetencat për organizimin e këtij takimi i mbanë FIFA.
“Ndeshja në fjalë bie nën juridiksionin e FIFA-s dhe për këtë arsye drejtohet nga rregulloret e FIFA-s. Me mirësi ju referojmë në FIFA në lidhje me pyetjet tuaja” thuhet në përgjigjen e UEFA-së.
Ndryshe, ndeshja Spanjë – Kosovë pritet të zhvillohet më 31 mars./indeksonline/