AAK-ja dërgon ankesën në PZAP për moscertifikim nga KQZ
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot e ka dorëzuar ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar listën e kandidatëve të kësaj partie, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, kjo për shkak se kjo AAK-ja nuk i ka zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista…
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot e ka dorëzuar ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar listën e kandidatëve të kësaj partie, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, kjo për shkak se kjo AAK-ja nuk i ka zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Kushtrim Xhemajli nga zyra për informim të AAK-së.
Sipas tij, ankesa në PZAP është deponuar sot para një ore.
“Po, sot para një ore është deponuar ankesa”, ka thënë shkurt Xhemajli.
Ndërkaq, pritet që edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate të dorëzojnë ankesën e tyre në PZAP për çështjen e njëjtë.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen maratonike, e cila u mbajt një ditë më parë, nuk i ka certifikuar listat e kandidatëve të LVV-së, AAK-së e Nismës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.
Etiketat
Vela publikon infografikën – kaq vende do të kenë subjektet politike në Kuvend
Parlamentare 14 shkurt 15.02.2021
Zëdhënësi i KQZ-së: Numërimi i votave nga diaspora fillon brenda disa ditëve
Parlamentare 14 shkurt 15.02.2021
Zëdhënësi i KQZ-së tregon kur do të dalin rezultatet e votimit për kandidatët për deputetë
Parlamentare 14 shkurt 15.02.2021
Vetëm në këto tri komuna nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave
Parlamentare 14 shkurt 15.02.2021