Hoti: Pritet rënie e numrit të infektuarëve me COVID-19, do të bëjmë rivlerësim të masave
Në konferencën e mbajtur më 1 dhjetor, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur për situatën epidemiologjike në vend kishte paralajmëruar që për festat e fundvitit do të merren masa të reja. Ndërsa sot në një intervistë për Telegrafin, Hoti ka bërë të ditur se në fund të kësaj jave do të bëhet një rivlerësim […]
Në konferencën e mbajtur më 1 dhjetor, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur për situatën epidemiologjike në vend kishte paralajmëruar që për festat e fundvitit do të merren masa të reja.
Ndërsa sot në një intervistë për Telegrafin, Hoti ka bërë të ditur se në fund të kësaj jave do të bëhet një rivlerësim i përgjithshëm i masave si dhe do të shikohet nëse do të rishikohet ndonjëra nga masat e ndërmarra në luftimin e kësaj pandemie.
Ai gjithashtu ka deklaruar se masat që janë marrë para tri javëve kanë prodhuar efekt në kuptimin e ndaljes së rritjes eksponenciale të numrave, ku sipas Hotit është stabilizuar numri i rasteve të reja dhe këtë strategji janë duke e ndjekur të gjitha vendet.
“Kjo pandemi nuk mund të eliminohet deri sa të kemi vaksinën. Kemi stabilizuar këtë rritje dhe pres që javën e ardhshme do të bie numri dhe do të ulemi të bëjmë një rivlerësim të masave” ka thënë Hoti.