Vjosa Osmani i reagon Mushkolajt, derisa e ngrisnim zërin për krimet e Serbisë, dikush i quan “blla-blla”
Pas Kritikës së analistit, Imer Mushkolaj ka reaguar ushtruesja e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani. Analisti, Imer Mushkolaj e ka kritikuar Vjosa Osmanin që në ditën e parë të punës si ushtruese e detyrës së presidentës duke thënë se veprimet e Osmanit janë “t’lodhta, e blla blla”. Ndërsa menjëherë pas këtyre fjalëve të Mushkolajt ka […]
Pas Kritikës së analistit, Imer Mushkolaj ka reaguar ushtruesja e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani.
Analisti, Imer Mushkolaj e ka kritikuar Vjosa Osmanin që në ditën e parë të punës si ushtruese e detyrës së presidentës duke thënë se veprimet e Osmanit janë “t’lodhta, e blla blla”.
Ndërsa menjëherë pas këtyre fjalëve të Mushkolajt ka reaguar Vjosa Osmani ku tha se përderisa ajo po ngritë zërin për krimet e kryera nga Serbia, dikush i quan “blla-blla”.
“Kjo është një pjesë e deklaratës sime në Prekaz, të cilën disa po e quajnë “Blla blla e pa përmbajtje”. Prandaj edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën, sepse kur disa prej nesh e ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia (siç kemi bërë gjithnjë), dikush i quan ‘blla blla’”, ka shkruar Osmani.
Mushkolaj përmes një postimi në facebook kishte shkruar “T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla… Veç formë, e aspak përmbajtje”.