Ka vazhduar edhe sot aksioni për pastrimin e rrugëve në Komunën e Suharekës
27.04.2020
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Suharekë nëpërmjet kompanive të kontraktuara po vazhdon me intensitet të lartë pastrimin e rrugëve në Komunën e Suharekës. Më parë aktiviteti i njëjtë është kryer në të gjitha rrugët e fshatrave si dhe në rrugët e ndryshme brenda qytetit. Aksioni për pastrimin e rrugëve ka vazhduar edhe sot, ka bërë […]
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Suharekë nëpërmjet kompanive të kontraktuara po vazhdon me intensitet të lartë pastrimin e rrugëve në Komunën e Suharekës.
Më parë aktiviteti i njëjtë është kryer në të gjitha rrugët e fshatrave si dhe në rrugët e ndryshme brenda qytetit.
Aksioni për pastrimin e rrugëve ka vazhduar edhe sot, ka bërë të ditur Enver Shabani në një prononcim për SuharekaOnline.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës ka kontraktuar kompani e cila kohë pas kohe do të bëjë pastrimin e rrugëve.