Mungesa e gjinekologëve në Suharekë, deputetë të Kuvendit të Kosovës premtojnë zgjidhje
Mungesa e shërbimeve gjinekologjike së fundi ka filluar të shfaqet edhe në disa komuna tjera si ajo e Suharekës. KDI gjatë vitit të kaluar kishte ngritur në vazhdimësi mungesën e gjinekologut në komunën e Dragashit, Kamenicës e komunave tjera. Kjo problematikë u trajtua dje në një tryezë diskutimi me deputetët e Kuvendit të Kosovës Fatmire […]
Mungesa e shërbimeve gjinekologjike së fundi ka filluar të shfaqet edhe në disa komuna tjera si ajo e Suharekës.
KDI gjatë vitit të kaluar kishte ngritur në vazhdimësi mungesën e gjinekologut në komunën e Dragashit, Kamenicës e komunave tjera.
Kjo problematikë u trajtua dje në një tryezë diskutimi me deputetët e Kuvendit të Kosovës Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Haxhi Avdyli, zyrtarët e nivelit komunal si, shoqatën e Mamive të Kosovës si dhe anëtarët e shoqërisë civile, ku u diskutua për hapat të cilat janë ndërrmar deri më tani për ta përmirësuar gjendjen në terren.
Deputetët u zotuan që këtë çështje do ta trajtojnë në Komisionet Parlamentare për të siguruar shërbime gjinekologjike në të gjitha komunat e Kosovës.
SuharekaOnline vazhdimisht kishte raportuar se si konkursi për gjinekolog edhe pse është rishpallur është mbyllur pa asnjë aplikant.