Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen

12.02.2020

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”. Ai ka njoftuar se në “dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional” Kryesia e AAK-së ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.  Postimi i plotë:  Kryesia e AAK-së sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për […]

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”.

Ai ka njoftuar se në “dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional” Kryesia e AAK-së ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme. 

Postimi i plotë: 

Kryesia e AAK-së sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar zhvillimet politike në vend, kjo në dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional!

Përfundimi i gjithë debatit në këtë mbledhje, ishte një fjali e vetme; “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, që do të jetë edhe slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike!” ka shkruar Haradinaj.