Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”. Ai ka njoftuar se në “dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional” Kryesia e AAK-së ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme. Postimi i plotë: Kryesia e AAK-së sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për […]
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”.
Ai ka njoftuar se në “dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional” Kryesia e AAK-së ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.
Postimi i plotë:
Kryesia e AAK-së sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar zhvillimet politike në vend, kjo në dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional!
Përfundimi i gjithë debatit në këtë mbledhje, ishte një fjali e vetme; “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, që do të jetë edhe slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike!” ka shkruar Haradinaj.