Ballkani ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj
4 orë
FC Ballkani dhe trajneri Sami Sermaxhaj kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi suharekas përmes një njoftimi zyrtar, ku ka falënderuar Sermaxhajn për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit.
Në të njëjtën kohë, FC Ballkani i ka uruar trajnerit shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.
“Faleminderit, Sami!”, thuhet në fund të njoftimit të klubit. 🧡🖤
