Qeveria propozon 15 kandidatë për Këshillin Kombëtar të Shkencës

1 orë

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën, më 28 tetor 2026, vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Kosovës 15 kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Kandidatët e propozuar vijnë nga fusha të ndryshme akademike dhe shkencore, përfshirë psikologjinë, ekonominë, matematikën, energjetikën, gjuhësinë, telekomunikacionin dhe fusha të tjera.

Sipas vendimit të Qeverisë, kandidatët e propozuar janë:

• Aliriza Arënliu – Psikologji

• Arbnora Dushi – Folkloristikë

• Armond Daci – Farmakologji

• Arven Syla – Energjetikë

• Besnik Krasniqi – Ekonomi dhe Ndërmarrësi

• Emine Kalaja-Hajdari – Histori

• Fetah Podvorica – Elektrokimi

• Ibrahim Krasniqi – Ekonomi dhe Menaxhim

• Majlinda Bregasi – Gjuhësi

• Mentor Alishani – Veterinari

• Mihone Kerolli-Mustafa – Inxhinieri Mjedisore

• Mimoza Ibrani – Telekomunikacion

• Myzafere Krasniqi-Limani – Elektronikë

• Tringa Dedi – Pedagogji

• Valmir Krasniqi – Matematikë

Lista e kandidatëve do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës, i cili është përgjegjës për miratimin e emërimit të anëtarëve të këtij këshilli.

Këshilli Kombëtar i Shkencës është organ që ka për qëllim zhvillimin sistematik të veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe teknologjike në vend.

Bazuar në Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, ky këshill ka përgjegjësi t’i propozojë Qeverisë Programin Kombëtar të Shkencës, të vlerësojë gjendjen e kërkimeve shkencore në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si dhe të rekomandojë masa për avancimin e shkencës dhe inovacionit.

Gjithashtu, këshilli jep mendime dhe rekomandime lidhur me themelimin, ristrukturimin apo shuarjen e instituteve kërkimore-shkencore në Kosovë.