Arrestohet një person në Prizren, policia i gjen mbi 700 gramë marihuanë në shtëpi

23.10.2026

Një person është arrestuar të enjten në Prizren, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës së dyshuar narkotike.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit janë sekuestruar 718.18 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një sprej (CS Gas), një telefon, një peshore elektronike dhe një pajisje për bluarjen e marihuanës (grinder).

Rasti ka ndodhur më 22 tetor 2026, rreth orës 11:10, në Prizren.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.