Gruda: Qëndroj prapa çdo shkronje të Ligjit për Dhomat e Specializuara
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se qëndron prapa Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se gjatë hartimit të tij nuk është bërë asnjë gabim.
“Unë qëndroj sot, dhe do të qëndroj deri në fund, prapa çdo shkronje të këtij ligji”, ka deklaruar Gruda.
Ai ka thënë se do të kishte preferuar që diskutimi të përqendrohej te zbatimi i ligjit dhe jo te rihapja e debatit për të. Megjithatë, nëse Kuvendi e rishqyrton atë, sipas tij, kjo duhet të bëhet me përgjegjësi dhe argumente juridike.
Gruda ka theksuar se nuk tërhiqet nga bindjet e tij dhe as nga puna e bërë për hartimin e ligjit, duke shtuar se synimi duhet të jetë mbrojtja e luftës çlirimtare përmes një drejtësie të pavarur.
“Çdo hap i mëtejshëm duhet të na afrojë drejt një drejtësie të pavarur që e mbron luftën tonë të drejtë çlirimtare, jo të na largojë prej saj”, ka shkruar Gruda.
Reagimi i tij vjen pasi presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka kthyer në rishqyrtim në Kuvend Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
