Katër persona arrestohen për gjueti të kundërligjshme në Korishë të Prizrenit, sekuestrohen tri armë gjahu
19.10.2026
Katër persona janë arrestuar të dielën në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi janë hasur duke zhvilluar gjueti të kundërligjshme.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 tetor 2026, rreth orës 10:05, ndërsa të arrestuarit janë dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, Policia ka gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie, si dhe një fazan të vrarë.
Katër të dyshuarit janë intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
