Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri: Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi për Qeverinë dhe mandatin e ri nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz.
“Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i ka imponuar vendit kosto të larta.
Konfirmimi i zgjedhjes Tuaj ofron mundësinë e ndërtimit të urave përtej prizmit partiak, zgjidhjes së çështjeve të hapura institucionale dhe avancimit të reformave”, ka shkruar Merz.
Kancelari gjerman, krahas urimeve për sukses në mandatin e ri qeverisës, ka theksuar edhe mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.
Merz ka deklaruar se Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës, duke vënë në pah edhe miqësinë e veçantë ndërmjet Gjermanisë dhe popullit të Kosovës.
