Komuna e Suharekës hap thirrjen për propozime për çmimin “Ukë Bytyqi”

02.10.2026

Komuna e Suharekës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve, shoqatave dhe kryesive të fshatrave që të dorëzojnë propozimet e tyre për ndarjen e çmimit traditë “Ukë Bytyqi”.

Sipas njoftimit zyrtar të nënshkruar nga Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, propozimet duhet të shoqërohen me arsyetimin përkatës për personin e propozuar. Qytetarët dhe subjektet e interesuara mund t’i dorëzojnë propozimet e tyre në Zyrën e Shërbimit të Kuvendit (nr. 02) ose në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun (nr. 03).

​Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është data 15 tetor 2026, deri në orën 16:00.Njoftohet se pas kësaj date, asnjë propozim nuk do të merret në shqyrtim.