Prattipati uron Kurtin për mandatin e ri, zhvillimet politike në fokus të takimit

02.10.2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, Prattipati e uroi Kurtin për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri, ndërsa kryeministri e falënderoi për urimet dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit, si dhe zhvillimet e fundit dhe aktualiteti politik në vend.