Policia e Kosovës: Protesta në Prishtinë përfundoi e qetë, pa incidente

1 orë

Protesta e mbajtur sot në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka përfunduar e qetë dhe pa incidente, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës: Protesta në Prishtinë përfundoi e qetë, pa incidente Foto: Ilustrim

Sipas komunikatës së Policisë, protesta përfundoi rreth orës 17:50, ndërsa gjatë gjithë tubimit ishin ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Policia e Kosovës ka falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarët pjesëmarrës për sjelljen paqësore, kulturën e treguar dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë.

Gjithashtu, Policia ka vlerësuar se protestimi i qetë, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kanë kontribuar në mbarëvajtjen e sigurt të protestës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More