2,444 kandidatë kalojnë Maturën Shtetërore në afatin e dytë

02.09.2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026, pas përfundimit të procesit të administrimit, vlerësimit dhe përpunimit të të dhënave.

Në këtë afat, provimit iu nënshtruan gjithsej 4,433 kandidatë, ndërsa 2,444 prej tyre e kanë kaluar me sukses, apo 55.1 për qind e kandidatëve.

Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test ishte 43.2 pikë. Sipas lëndëve, rezultatet mesatare ishin: Gjuhë amtare 49.3 pikë, Gjuhë angleze 44.1 pikë, Matematikë 36.4 pikë dhe Lënda zgjedhore 42.9 pikë.

Gjatë administrimit të provimit, 18 kandidatë janë larguar nga testi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka falënderuar të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e provimit për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit.