Lëshoi patentë shoferi të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës, iniciohet rast ndaj të dyshuarit

26.08.2026

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është ndaluar një person pasi dyshohet se ka prezantuar dokument të falsifikuar gjatë kontrollit policor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00, kur gjatë verifikimit të dokumenteve personale dhe të automjetit, i dyshuari (mashkull kosovar) ka paraqitur një patentë shoferi të lëshuar nga një shtet tjetër, e cila ka ngritur dyshimet e zyrtarëve policorë për falsifikim.

​Me urdhër të prokurorit të kujdestar, dokumenti i dyshimtë është konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.