Frutex zgjerohet në Gjermani, bëhet pronare e “Nestor Hotel” në Ludwigsburg

20.08.2026

Kompania kosovare Frutex ka bërë një hap të rëndësishëm në zgjerimin e aktiviteteve të saj në tregun evropian, duke u bërë pronare e objektit historik “Nestor Hotel” në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Kompleksi, i ndërtuar në vitin 1874, shtrihet në një sipërfaqe ndërtimore prej rreth 13,500 metrash katrorë, në një parcelë prej 1.35 hektarësh. Ai përfshin 179 dhoma hoteli, restorant, salla për organizimin e eventeve dhe hapësira të tjera përcjellëse.

Sipas Frutex, një pjesë e kompleksit do të shfrytëzohet si qendër për koordinimin e aktiviteteve të shitjes dhe zhvillimit të biznesit të produkteve të kompanisë në Gjermani dhe në tregjet evropiane.

Kompania vlerëson se investimi do të kontribuojë në forcimin e pranisë së Frutex në tregun gjerman dhe atë evropian, si dhe në rritjen e mbështetjes për partnerët dhe aktivitetet e saj në rajon.