Suhareka bëhet gati për festën e madhe: Edhe dy ditë deri në Karnavalin “Golden Eagle”

24.06.2026

Edhe vetëm dy ditë kanë mbetur deri në fillimin e edicionit të 6-të të Karnavalit “Golden Eagle”, një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore dhe argëtuese që mbahet në Suharekë.

Më 26 dhe 27 qershor 2026, Stadiumi i Qytetit në Suharekë do të shndërrohet në një skenë të madhe festive, ku pritet të mblidhen mijëra qytetarë dhe vizitorë nga vende të ndryshme.

Përgjatë dy netëve, publiku do të ketë mundësi të shijojë performanca nga artistë të njohur, pjesëmarrjen e grupeve ndërkombëtare, si dhe një program të pasur me muzikë, ngjyra dhe atmosferë festive.

Organizatorët kanë bërë të ditur se gjithçka është duke u përgatitur për të ofruar një përvojë të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit, duke e kthyer Suharekën në qendrën e argëtimit gjatë këtyre dy ditëve.

Të gjithë qytetarët dhe vizitorët janë të ftuar që të bëhen pjesë e kësaj feste të madhe verore.

Hyrja në Karnavalin “Golden Eagle” është pa pagesë.

Suhareka ju pret më 26 dhe 27 qershor për dy netë të mbushura me muzikë, spektakël dhe momente të paharrueshme.