Fillon betonimi i Stadiumit të Qytetit në Suharekë
13.07.2026
Punimet në Stadiumin e Qytetit në Suharekë kanë hyrë në një fazë të re, me fillimin e betonimit të objektit.
Për furnizimin me beton është angazhuar kompania Haliti Beton, e cila njoftoi se ka nisur dorëzimin e betonit për këtë projekt. Sipas kompanisë, çdo metër kub betoni përfaqëson cilësi, besueshmëri dhe përkushtim në realizimin e punimeve.
Nga Haliti Beton u shprehën mirënjohës për besimin e dhënë, duke theksuar se mbeten të përkushtuar në mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës lokale.
Punimet në Stadiumin e Qytetit po vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë, ndërsa projekti pritet të përmirësojë kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive në Suharekë.
