QKMF “Rexhep Kuçi” furnizohet me tri lloje të insulinës

18.08.2026

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar se është furnizuar me insulinat NovoMix, NovoRapid dhe Levemir.

Sipas njoftimit, të gjithë pacientët insulinovarës që janë në listën e QKMF-së mund të paraqiten për tërheqjen e terapisë së tyre, në përputhje me procedurat e rregullta.

Pacientët duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm shëndetësor, nëse kërkohet.

QKMF “Rexhep Kuçi” ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në sigurimin e vazhdimësisë së terapisë dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Suharekës.