Përfundon takimi i liderëve politikë, Kurti nuk prononcohet për media

18.08.2026

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është prononcuar për media pas takimit me liderët e subjekteve politike.

Takimi u thirr nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional dhe për të diskutuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Pas takimit, Haxhiu deklaroi se Kurti ka theksuar se i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa çështja kryesore që mbetet për t’u zgjidhur është ajo e presidentit.

Kurti, megjithatë, nuk dha deklaratë për media pas përfundimit të takimit.