QKMK përditëson të dhënat: Muçibaba, Hani i Elezit dhe Dheu i Bardhë me fluksin më të madh në dalje

10.08.2026

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat e kalimit kufitar, ku vërehen vonesa dhe kolona veturash kryesisht në dalje të territorit.

Pika më e ngarkuar për sa i përket kolonave në dalje është Muçibaba, ku vargu i automjeteve arrin deri në 500 metra, ndërsa koha e pritjes për dalje është rreth 60 minuta.​

Pritje të ngjashme prej 60 minutash në dalje regjistrohen edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku kolona e mjeteve është rreth 150 metra. Po ashtu, në Hanin e Elezit, qytetarët përballen me pritje prej 20 deri në 30 minuta në dalje dhe një kolonë prej 200 metrash.​

Në pikat e tjera kufitare si Merdarë, Jarinje, Bërnjak, Vërmicë, Qafë e Morinës e të tjera, qarkullimi zhvillohet më i qetë, ku koha e pritjes si në hyrje ashtu edhe në dalje luhatet kryesisht nga 1 deri në 15 minuta pa kolona të dukshme. Për sa i përket kamionëve, fluksi mbetet i ulët në të gjitha pikat, me pritje minimale prej 3 deri në 5 minuta.