Edhe 5 ditë për aplikim për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se deri më tani janë pranuar 144,493 aplikime për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1–9.
Afati për aplikim përmes platformës e-Kosova mbetet i hapur deri më 9 gusht 2026, ndërsa prindërit dhe kujdestarët ligjorë që ende nuk kanë aplikuar ftohen ta bëjnë këtë brenda afatit.
Nga Ministria u bëhet thirrje prindërve që, para aplikimit, të kontrollojnë nëse xhirollogaria bankare është aktive dhe e saktë, si dhe nëse të dhënat e tyre në e-Kosova janë të përditësuara.
Aplikimet mund të bëhen përmes këtyre platformave:
Klasat 1–5: https://rks-gov.net/469
Klasat 6–9: https://rks-gov.net/471
Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në adresën [email protected] ose në numrin +383 (0) 38 200 65 049.
