Gjendja në kufi: Pritje të gjata rrugës për në Kosovë, qetësi në pikat hyrëse

29.07.2026

Fluksi i madh i bashkatdhetarëve që po udhëtojnë drejt Kosovës ka sjellë vonesa dhe pritje të gjata në disa nga pikat kufitare përgjatë rrugëtimit të tyre.

Sipas të dhënave të fundit nga platforma BorderAlarm, pritjet më të gjata po shënohen në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, ku vozitësit që udhëtojnë në atë drejtim po presin deri në 4 orë. Po ashtu, vonesa po shënohen edhe në kalimin mes Kroacisë dhe Serbisë, ku koha e pritjes është rreth 45 minuta.​

Në anën tjetër, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), pikat e kalimit kufitar të vetë Kosovës vazhdojnë të jenë plotësisht të lira. Në pikat hyrëse si Merdarë, Dheu i Bardhë, Jarinjë, Hani i Elezit dhe Vërmicë, pritet vetëm 3 deri në 10 minuta dhe nuk ka kolona të automjeteve.

​Udhëtarët këshillohen të informohen paraprakisht mbi gjendjen në kufi për të shmangur pritjet e gjata gjatë rrugëtimit të tyre për në atdhe.