Golden Eagle Ylli përforcohet me organizatorin amerikan LaQuincy Rideau

28.07.2026

KB Golden Eagle Ylli ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me basketbollistin amerikan LaQuincy Rideau, i cili do të jetë pjesë e skuadrës në sezonin 2026/2027.

Rideau luan në pozitën e organizatorit dhe pritet të jetë një nga përforcimet e reja të klubit suharekas për edicionin e ardhshëm.

Klubi i ka uruar mirëseardhje amerikanit, duke e përshëndetur me mesazhin: “Mirë se erdhe në Golden Eagle Ylli, LaQuincy!”.