1.
Shtylla e tensionit të lartë në Gjinoc prej dy vitesh në gjendje të rrezikshme
27.07.2026
Banorët e rrugës “Dardania” në fshatin Gjinoc të Suharekës kanë ngritur shqetësim për gjendjen e një shtylle të tensionit të lartë, e cila, sipas tyre, prej rreth dy vitesh është në gjendje të dëmtuar.
Një banor ka bërë të ditur se situata është bërë veçanërisht shqetësuese gjatë ditëve të fundit, kur për shkak të erërave të forta janë vërejtur luhatje të shtyllës.
Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa sa më shpejt për të parandaluar ndonjë incident dhe për të garantuar sigurinë e banorëve të zonës.
