Vazhdon shtesa prej 150 eurosh për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik

23.07.2026

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe këtë vit do të vazhdojë mbështetja financiare për mjekët që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik shëndetësor.

Sipas njoftimit, është nënshkruar vendimi për vazhdimin e shtesës prej 150 eurosh në muaj për këta profesionistë shëndetësorë.

Ministria ka bërë të ditur se kjo politikë synon fuqizimin e sektorit publik shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që punojnë vetëm në institucionet publike.

Në fund, Ministria e Shëndetësisë ka falënderuar mjekët për kontributin e tyre dhe u ka uruar shëndet e sukses në punën e tyre.