“GOAT” i pandalshëm, lider absolut i Botërorit 2026

17.07.2026

Lionel Messi po vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet një nga futbollistët më të mëdhenj në histori, duke zhvilluar një Botëror 2026 mbresëlënës me fanellën e Argjentinës.

Kapiteni i kampionëve në fuqi kryeson turneun në një sërë statistikash sulmuese. Ai numëron 12 kontribute në gola (gola dhe asistime), 25 raste të krijuara, 8 raste të pastra të krijuara, 25 driblime të suksesshme, 19 krosime të sakta, 15 pasime depërtuese dhe 34 goditje drejt portës.

Paraqitjet e tij kanë qenë vendimtare në ecurinë e Argjentinës, ndërsa 39-vjeçari vazhdon të udhëheqë ekipin me cilësi, vizion dhe përvojë.

Edhe në këtë Botëror, Messi po dëshmon se mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë, duke qenë lider i padiskutueshëm i Argjentinës dhe protagonist kryesor i turneut.